Arifi: Devolli mban mijëra familje, VV përveç urës së Staradranit nuk zhvilloi asgjë

by Nexhat

Njohësi i politikave, Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të ish-kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz dhe ish-kryeministrit Albin Kurti bëra ndaj kompanisë Devolli, duke theksuar se ajo është ndër kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë e Kosovës.

Sipas tij, sulmet ndaj saj vijnë nga dështakë politikë dhe njerëz pa rezultate, ndërsa VV-në e akuzon për stagnim dhe përçarje, transmeton klankosova.tv.

banner

”Rreth 4,000 familje shqiptare, në fund të çdo muaji, e marrin pagën nga kompania Devolli, si dhe rreth 15,000 familje të bashkëpunëtorëve të jashtëm të kësaj korporate. Kryeministri i Kosovës, kahdo që shkon, flet për sukseset e tij, se u rrit eksporti (pa e përmendur fare importin), por nuk tregon se një e katërta e eksportit vjen nga kompania e Devollëve. Miliona euro janë taksat që kjo kompani i derdh në buxhetin e shtetit të Kosovës dhe me vite konsiderohet si tatimpaguesi më i madh i shtetit të Kosovës.

Puna e kësaj kompanie vlerësohet në çdo vend të Bashkimit Evropian ku funksionon ekonomia e tregut, ndërsa pronarët e saj takohen me diplomatët më të lartë të botës, për së paku dhjetë herë më shumë se e gjithë Qeveria e Kosovës – e të mos flasim për Ministren e Jashtme, që është as më pak e as më shumë se një katastrofë kombëtare.
Në pamundësi për t’i “zënë” në shkelje ligjore, të mëdhenj e të vegjël të VV-së, si mbeturina të “Marksizëm-Leninizmit”, përjargën, përqyrrahen e flliqin, sepse diku në dokumentet e Shkëlqimit paska qenë shkruar “Peć” në vend të “Pejës”. Medemek, këta qenkan patriotë, e Devollët qenkan njerëz me lidhje me Serbinë.

Të gjithë ata që kanë dështuar në jetë e në gjithçka i shajnë e i fyejnë Devollët për me ja lehtësu vehtes dështimet jetësore. Kënaqen dhe i përmendin dështimet në ndonjë projekt të tyre dhe ëndërrojnë dhe luten për falimentim të tyre pa menduar se mijëra njerëz e humbin bukën e shtëpisë.
Në paqe dhe në liri, patriot nuk është ai që shkruan fjalime patriotike, por ai që kontribuon në zhvillimin e vendit. Devolli, vetëm në pesë vitet e fundit, ka kontribuar më shumë se e gjithë organizata e quajtur VV. Asgjë, ama asgjë patriotike në praktikë nuk kemi parë nga VV-ja. Ata, përveç urës së Staradranit, nuk kanë zhvilluar asgjë; përkundrazi, e kanë stagnuar këtë vend.
Ju siguroj se, për sa kohë që VV-ja do të jetë në udhëheqje të Kosovës, nuk do të ketë kurrë zhvillim. Vetëm stagnim, përçarje, urrejtje dhe konfrontim me të gjithë.
Zoti e ruajt këtë vend!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy