Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkën

by Nexhat

Mijëra besimtarë të krishterë në mbarë vendin kremtojnë festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Meshat u mbajtën mbrëmjen e djeshme në të gjitha kishat ortodokse dhe ato katolike të vendit. Në kryeqytet meshat u mbajtën në Katedralen Katolike të “Shën Palit” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.Në lutjen e tij përpara besimtarëve, Imzot Arjan Dodaj përcolli mesazhet e paqes.Kremtimi u zhvillua me një meshë të drejtuar nga Kryepeshkopu u ri Imzot Joani, në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Në mesazhin e tij, Krypeshkopi Joan tha se dashuria është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krisht është më e fortë se dëshpërimi.  Besimtarët ortodoksë, sipas traditës, morën dritën e qirinjve pas përfundimit të meshës për ta çuar atë në shtëpitë e tyre

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy