Prishtina ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar.
Drilon Islami në minutën e 18-të goditi nga afërsia por ajo nuk ishte e rrezikshme për portën e mysafirëve.
Në minutën e 27-të kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Philippe Boueye u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.
Rasti më ideal në këtë ndeshje i takoi Ferizajt të cilët në minutën e 70-të goditën shtyllën përmes Edon Sadriut.
Në minutën e 75-të Albin Krasniqi tentoi të gjente portën por goditja e tij ishte e lehtë dhe u prit pa telashe nga Jovanovski.
Pas këtij barazimi Prishtina shkon në kuotën e 39 pikëve dhe mban pozitën e pestë në tabelë teksa Ferizaj gjendet në pozitën e katërt me 42 sosh