Milani ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Atalantas në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë ishte shumë e qetë dhe pa raste të mira shënimi për asnjërën prej skuadrave, me të dyja që po luanin me duele në mesfushë.
I njëjti ritëm e përcolli edhe pjesën e dytë pasi nuk pati shumë raste të cilat mund të veçohen.
Megjithatë, mysafirët në rastin e parë që krijuan për gol ia dolën të shënojnë për të marrë pikët e plota.
Strike a pose! 🤩🤙🇧🇷 pic.twitter.com/0P7U8mz3OW
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) April 20, 2025
Po luhej minuta e 62-të kur Ederson pranoi një super top nga Raoul Bellanova duke arritur të shënojë për rezultatin 1-0
Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati ndryshim rezultati dhe Atalanta ia doli ta menaxhojë mirë epërsinë për të marrë fitoren.
Pas kësaj humbje Milani mbetet në kuotën e 51 pikëve dhe mban pozitën e nëntë në tabelë, teksa Atalanta numëron 64 sosh dhe renditet e treta.