Ushtria e Moskës ka kryer rreth 390 bombardime që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të Pashkëve të shpallur dje nga presidenti rus Vladimir Putin dhe deri në mesnatë. Kështu pretendon presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i dha shifrat këtë mëngjes në Telegram. “Midis orës 18:00 të ditës së djeshme deri në orën 00:00 të ditës së sotme, ka pasur 387 bombardime dhe 19 sulme nga ushtria ruse.
Rusët kanë përdorur dronë 290 herë”, tha kreu i shtetit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi në mënyrë implicite se armëpushimi i Pashkëve i shpallur nga Kremlini ishte bërë efektiv në zona të mëdha të frontit, por raportoi shkelje të shumta të armëpushimit nga Rusia dhe denoncoi përpjekjet “të izoluara” të armikut për të avancuar në disa pjesë të zonës së kontaktit.
“Në përgjithësi, këtë mëngjes të Pashkëve, mund të themi se ushtria ruse po përpiqet të krijojë përshtypjen e përgjithshme të një armëpushimi, ndërsa në disa zona vazhdojnë përpjekjet e izoluara për të avancuar dhe shkaktuar viktima në Ukrainë”, tha Zelensky pasi mori një raport të ri nga shefi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Sirsky.
Udhëheqësi ukrainas dha gjithashtu disa shifra – duke treguar se sa sulme ka pasur, për shembull, në disa zona të Donetsk dhe në një zonë të frontit të Zaporizhzhia – dhe përsëriti se Ukraina do të heqë armët e saj kur të bëjë edhe Rusia. Ai gjithashtu këmbënguli në propozimin e tij për të zgjatur armëpushimin e Pashkëve në 30 ditë
Zelensky përsëriti se ushtria ukrainase do të vazhdojë të veprojë “në mënyrë simetrike”, “në varësi të situatës specifike luftarake” në secilën zonë.