Atletico Madridi ka edhe gjashtë ndeshje për të luajtur këtë sezon, por pasi lëshuan pikë ndaj Las Palmas këtë vikend, shumë tifozë dhe me gjasë drejtorët, po shikojnë me mendje tek sezoni i ardhshëm.
Përtej blerjeve të mundshme, klubi madrilen po fillon të marrë vendimet edhe për largimet.
Një nga lojtarët që pritet të largohet është portieri Juan Musso, i cili u paraqit në shumicën e kohës vetëm në Kupën e Mbretit, teksa ka nga një paraqitje në La Liga dhe në Superkupën e Spanjës.
Pavarësisht se u paraqit mirë relativisht në pjesën më të madhe të ndeshjeve, Relevo thotë se Atletico Madridi nuk ka synim që ta zgjasë huazimin e tij nga Atalanta.
Diario AS ka raportuar se ata kanë një opsion për ta blerë kartonin e tij për shtatë milionë euro, por do të kërkojnë një alternativë tjetër për Jan Oblak.

Një tjetër largim i mundshëm është Angel Correa. Pa kontratë në 2026, dhe duket se nuk do të ketë një ofertë të re në tavolinë.
Kjo ka shtyrë Correan që të arrijë marrëveshje me klubin meksikan Tigres sa i përket kushteve personale.
30-vjeçari i cili iu bashkua Atleticos si adoleshenet, do t’i jap fund një dekade me fanellën e ‘Los Rojiblancos’.
Përveç Tigresit interesim për transferimin e Correas ka shprehur po ashtu edhe River Plate