Haliti: Bllokimi i Kryeparlamentarit, rruga më e lehtë nëse VV’ja dëshiron zgjedhje të reja

by Nexhat

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje (VV) të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, duke theksuar se kjo është një mundësi që i jep Kushtetuta, por se situata aktuale mbetet e vështirë për VV-në.

“Tani, procedura kushtetuese ia mundëson VV-së që ta propozojë përsëri zonjën Haxhiu,” tha Haliti, duke shtuar se kjo është çështje e brendshme e VV-së, nëse kanë marrëveshje për votimin e saj apo jo. “Por, mendoj që ata nuk e kanë nxjerrë emrin e saj për ta ‘djegur’, por për ta zgjedhur,” theksoi ai

banner

Haliti për GazetaBlic theksoi se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit i takon partisë ose koalicionit më të madh parazgjedhor.

“Dihet që, sipas Kushtetutës së Kosovës, propozimi dhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit i takon partisë ose koalicionit më të madh parazgjedhor,” tha ai.

Ai gjithashtu ka përmendur se, nëse VV dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, bllokimi i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit është një nga opsionet më të lehta.

“Nëse VV dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, bllokimi i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit është më i lehti,” tha Haliti.

Në fund, ai ka paralajmëruar se, nëse opozita nuk e voton Haxhiun, atëherë ajo do ta ndihmojë rënien e kësaj legjislature.

“Prandaj, opozita ose duhet ta votojë dhe ta ketë kryetare gjatë legjislaturës së tashme, ose edhe ajo do ta ndihmojë rënien e kësaj legjislature,” përfundoi Haliti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy