“Kemi dështuar”, Jamie Vardy e vlerëson si të “turpshëm” sezonin e Leicesterit

by Nexhat

Fytyra e Leicester City, Jamie Vardy, ka kritikuar rëndë rënien e ekipit të tij nga liga.

Sulmuesi simbol, që udhëhoqi ekipin drejt titullit në Premier League në vitin 2016, reagoi në rrjetet sociale pasi u konfirmua rikthimi i Leicester në Championship.

banner

“Në këtë pikë nuk di as çfarë të them,” shkroi ai në Instagram.

“Asnjë fjalë nuk mund të shprehë ndjenjat e mia të zemërimit dhe trishtimit për mënyrën si shkoi kjo sezonë. Nuk ka justifikime. Si lojtarë dhe si klub, dështuam. Nuk ka vend për fshehje, dhe nuk pranoj të bëj sikur jo. Pasi kam qenë në këtë klub kaq gjatë, kemi përjetuar kaq shumë momente të bukura – dhe kjo sezonë ka qenë thjesht e mjerueshme dhe për mua personalisht, një turp i madh. Dhemb, dhe e di që edhe ju ndiheni njësoj.”

Ai e mbylli me: “Për tifozët: më vjen keq. Na vjen keq që nuk kemi luajtur mirë dhe që e mbyllim sezonin 2025 në një mënyrë kaq të turpshme.”

Rënia e Leicester në Championship u konfirmua të dielën pas humbjes 1-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit

Vardy është golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë sezon me 7 gola dhe 3 asistime, por ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk kanë shënuar në 9 ndeshje radhazi në shtëpi – një rekord negativ për Premier League.

Leicester ka fituar vetëm 1 nga 18 ndeshjet e fundit.

Trajneri Ruud van Nistelrooy, i marrë në mes të sezonit, nuk arriti të shpëtojë ekipin nga rënia.

Ai e nisi sezonin me trajnerin Steve Cooper, por ky u shkarkua dhe u zëvendësua me Van Nistelrooy, i cili humbi 16 nga 20 ndeshje në Premier League dhe ende nuk është shprehur qartë për të ardhmen e tij.

I pyetur kur do vendoset kjo, ai tha: “Shpresoj së shpejti. Është e rëndësishme, por unë thjesht mund të pres

Jam i fokusuar dhe po marr përgjegjësinë për të bërë gjënë më të mirë për klubin, për sezonin e ardhshëm. Duhet të marrim përgjegjësi për pesë javët e ardhshme dhe pastaj të shohim.”

Edhe mbrojtësi Conor Coady foli me të njëjtin ton pas rënies.

“Nuk kemi qenë të mirë gjatë gjithë vitit. Nuk kemi qenë. Sot luajtëm mirë ndaj Liverpoolit, por nëse e shohim sezonin në tërësi, nuk ka qenë aspak i mirë nga ana e klubit. Duhet të shohim veten në pasqyrë. Kjo ndodhi, dhe tani duhet të përpiqemi të vendosim klubin në një pozicion më të mirë në verë. Marrim kritika, dhe me të drejtë. Që nga ndeshja e parë nuk kemi qenë në nivelin e Premier League. Dhe kjo të përpin.”

Vardy iu bashkua Leicesterit në vitin 2012, pas një ngjitjeje të jashtëzakonshme nga ligat e ulëta.

Ai hyri në historinë e futbollit kur ndihmoi Leicester të fitonte titullin në vitin 2016 – një nga arritjet më të mëdha në sportet kolektive

Ndërsa bashkëlojtarët e tij Kante dhe Mahrez u larguan, Vardy është ende aty, në sezonin e tij të 13-të me klubin në moshën 38-vjeçare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy