15
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, e quan çmenduri thirrjen e Lëvizjes Vetëvendosje për bojkot të produkteve të kompanisë kosovare Devolli.
Postimi i plotë
“Lëvizja Vetëvendosje paska bë thirrje që të bojkotohen produktet e kompanisë kosovare Devolli!
Po po, kanë bë thirrje të bojkotohen produktet e kompanisë që punëson mijëra punëtorë e mbanë gjallë mijëra familje kosovare, si dhe mbushë buxhetin e shtetit tonë me tatime!
Kjo është çmenduri!
Kjo mendësi jo vetëm që është antizhvillimore, por edhe e rrezikshme për perspektivën demokratike të Kosovës”