Sela: Faktori shqiptar duhet unifikuar dhe të bashkëpunojë në interesin e tyre

by Nexhat

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha se numri i madh i deputetëve të OBRM-PDUKM-së po kushtëzon shqiptarët, siç është ligji për gjuhën shqipe, balancuesi.

Sela në “Click Plus” tha çdoherë ka pasur përpjekje për bashkimin e ASH-së, mirëpo një gjë e tillë bëhet vetëm nëse Arben Taravari jep dorëheqje.

banner

Ai tha se Arben Taravari ka pasur dy tre takime me Ali Ahmetin dhe se për këtë kam qenë i informuar.

Sela tha se fakori shqiptar duhet unifikuar dhe të bashkëpunojë në interesin e tyre.

Ai tha se Fronti Europian nuk mund të zgjerohet me njerëz që janë në qeveri. Brenda Fronit Europian nuk ka lojë, po zhvillime ka në koalicionin VLEN.

Sela daljen nga ky ngërç politik tek blloku shqiptar, thotë se e shikon vetëm te zgjedhjet e parakohshme parlamentare

“Le të dalin nga qeveria dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pastaj qeverinë ta bëjmë sipas kërkesave dhe programeve politike. Edhe çështja e formimit së qeverisë me badenter është një çështje që duhet të diskutuar në të ardhmen”, tha Sela

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy