Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në Facebook pasi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë.
VV kërkoi marrëveshje politike dhe seanca u ndërpre, situatë kjo që sipas Çitakut është uzurpim i Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tha se kryesuesi Avni Dehari ka shkelur Rregulloren e Kuvendit dhe ajo që ndodhi është shkelje e rëndë.
“VV e ka uzurpuar Kuvendin.
Sot, Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit.
Propozimi i VV-së për Kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim.
Pas kësaj, është në dorën e deputetëve të vendosin me votë, pro apo kundër.
Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare.”