Burnley dhe Leeds United kanë siguruar rikthimin në Ligën Premier pasi morën fitore të mëdha në Championship të hënën e Pashkëve.
Mungesa dyvjeçare e Leeds në elitën e futbollit anglez mori fund pasi ata mposhtën Stoke Cityn me rezultat 6-0 në ‘Elland Road’, ku pesë nga këta gola u shënuan në pjesën e parë
Në ndërkohë, Burnley e siguroi rikthimin falë një fitore në shtëpi me rezultat 2-1 ndaj vendit të tretë Sheffield United, një rezultat që e zgjati serinë e tyre pa humbje në ligë në 31 ndeshje
See you next season, @LUFC 👋
— Premier League (@premierleague) April 21, 2025
Congratulations on earning promotion to the Premier League! pic.twitter.com/FpJdYWUwAa
Leeds raportoi një humbje prej 60.8 milionë eurosh gjatë sezonit 2023/2024, pothuajse dyfishi i çmimit nga kampanja kur ishin eliminuar nga Liga Premier
Burnley gjithashtu ka thyer rekordin defanziv këtë sezon. Ata janë të pamposhtur në shtëpi në ligë dhe kanë bërë histori duke regjistruar 12 porta të pastra radhazi si dhe kanë pësuar vetëm 15 gola në 44 ndeshje.
Rekordi për më së paku gola të pësuar (30) në një sezon të Championship aktualisht mbahet nga Watford (2020/2021) dhe Preston North End (2005/2006) kështu që Burnley do ta prishë këtë rekord
📈 @BurnleyOfficial are back!
— Premier League (@premierleague) April 21, 2025
They've earned promotion to the Premier League at the first time of asking 📈 pic.twitter.com/QKzq9HT9iD