Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

by Nexhat

Barcelona ka triumfuar 1-0 në shtëpi përballë Mallorcas në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Pas vetëm 12 minutash lojë, Barcelona krijoi rastin e parë serioz më anë të Lamine Yamal, por Leo Roman bëri pritje fantastike.

banner

Në minutën e 26-të edhe Dani Olmo testoi portierin Roman, por ky i fundit sërish bëri pritje fantastike.

Mallora mendoi se kishte kaluar në epërsi me anë të Mateu Morey Bauza (45’), por që goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Me të nisur pjesa e dytë, Olmo kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 46-të, që doli të ishte goli i vetëm në ndeshje.

Në minutën e 79-të, Yamal shpresoi se po shënonte golin e sigurisë për skuadrën katalunase, por Roman bëri pritje brilante

Leo Roman ishte njeriu kryesor që Mallorca pësoi humbje vetëm 1-0, pasi në këtë ndeshje bëri dhjetëra pritje.

Pas javës së 33-të, Barcelona vazhdon si lidere me 76 pikë, ndërsa në xhiron e 34-të do të përballet me Valladolidin.

Advertisement

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy