Deputeti i VV-së: Nuk diskutojmë me partitë e tjera për emrin e kandidatit për kryeparlamentar

by Nexhat

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka akuzuar partitë e ish-opozitës se qëllimisht po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit duke refuzuar të votojnë kandidaten e tyre për kryetare të Kuvendi, Albulena Haxhiun.

Deputeti Abrashi ka thënë se partitë politike duhet t’i përgjigjen një kërkese të LVV-së për konsultime sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

banner

Por, nuk e ka lënë të hapur mundësinë e ndërrimit të emrit të kandidatit të tyre në rast të ndonjë marrëveshje politike.

“Propozimi për kryetar të Kuvendit është e qartësuar shumë mirë se i takon subjektit të parë dhe nuk është çështje që e ne e diskutojmë me partitë e tjera, sepse kjo krijon një precedent tjetër që edhe ne të ja propozojmë emrat për kryetar. Konsideroj se opozita është shumë mirë e informuar se si duhet të veprohet në këtë situatë, por cili është motivi për bllokimin e Kuvendit kjo është e paqartë”, tha Abrashi.

“LVV edhe përmes një kërkese të zotin Konjufca kërkoi një takim konsultativ tek e fundit nuk ka asgjë të keqe që të ulemi dhe të diskutojmë se si të dalim nga kjo bllokadë e pa arsyeshme. Konsideroj se zgjidhja është shumë e thjeshtë propozimi jonë duhet të votohet që pastaj të kalohet nëpër faza të tjera. Zgjidhja e vetme është respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe respektimi i rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës, kur të kaloj pastaj tek çështja e votimit të Qeverisë atëherë vijnë në shprehje edhe numrat”, tha ai. /RTV21

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy