Ditë zie në Itali, shtyhen ndeshjet e Seria A

by jonzefaj

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e mëngjesit të sotëm, shpalli 5 ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut.

Masa do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri të shtunën e 26 prillit dhe do të ndikojë edhe në kampionatet italiane.

banner

Lacio-Parma me siguri do të zhvendoset për të hënën e 28 prillit , duke qenë se Jubileu i Rinisë është planifikuar për të dielën në Romë me të paktën 100 mijë persona që kanë mbërritur në rend publik.

Më pas është çështja e dy ndeshjeve të tjera të planifikuara për të shtunën më 26 prill, përkatësisht Komo-Xhenoa në orën 15:00 dhe Inter-Roma në orën 18:00. Këto ndeshje do të shtyhen dhe vendim se kur do të luhen do të merret në orët në vijim.

Rikujtojmë që ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit do të luhet nesër ndërsa Bolonja dhe Empoli të enjten, njësoj si ishin të planifikuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy