Shtatë persona u arrestuan të martën në një aksion të Policisë si të dyshuar për planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika në Kaçanik më 1 prill.
Rilind Murati i lindur më 2003 është njëri prej të arrestuarve. Ai, sipas Prokurorisë, po e priste të miturin Rejhan Bela, pasi ai do ta kryente vrasjen në katin e dytë të një ndërtese, ku Policia kishte gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm. Rilind Murati e kishte përgëzuar të miturin Rejhan Bela duke i thënë “Bravo ik”, dhe duke u larguar bashkë me të

Në profilin e tij në Facebook, Rilind Murati shpërndante materiale të ndryshme ekstreme, si thirrje kundër demokracisë dhe votimit në zgjedhje.
“Ata kundërshtojnë sunnetin. Ata thërrasin në votime. Ata marrin pjesë në portale anti-islame. Ata lejojnë bidate. Ata lejojnë demokracinë. Ata e bëjnë hallall gjakun e muslimanëve. Ata e lejojnë demokracinë. Ata janë këpucë lëpirës të tagutit. Ata kundërshtojnë sunnetin”, thuhet në një video të shpërndarë nga ai më 6 mars, më pak se një muaj para vrasjes së policit.