Gjini i ashpër me VV-në: Çka dreqin po doni, a po i doni votat e hajvanatit?

by Nexhat

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është treguar i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se atyre duhet t’u bëhet një pyetje se çka po duan dhe a po i duan votat, siç u shpreh ai “të hajvanatit”.

banner

“Prej anës së Lëvizjes Vetëvendosje është kulmi i hiporizisë, unë e kam dëgjuar edhe Albulena Haxhiun që po kërkon të bëhet kryetare e Kuvendit, i kam dëgjuar edhe eksponentët e tjerë, i kam dëgjuar çfarë flasin”.

“Edhe tash duhet me i pyet, ‘të nderuar anëtarë të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, çka dreqin po doni, çka jeni t’u dashtë, a po i doni votat e hajvanatit për me u bë ju në pushtet, a po na tregoni se çka po doni’?”, është shprehur Gjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy