Hamiti i LDK-së: Askush që ka sulmuar Kuvendin s’do të duhej të propozohej as të zgjidhje kryeparlamentar

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, duke komentuar propozimin e Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, tha se askush nga ata që kanë sulmuar Kuvendin nuk do të duhej as të propozohej as të zgjidhej.

“Askush nga kontigjenti i njerëzve që e kanë sulmuar Kuvendin, institucionin ligjvënës të Kosovës, nuk do të duhej as të propozohej as të zgjidhej në detyrën e kryetarit të Kuvendit. As njerëzit që kanë bërë ligje antikushtetuese”, ka shkruar Hamiti.

banner

Hamiti aludoi për akuzën me të cilën përballet Haxhiu për futjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2016 bashkë me disa deputetë të tjerë të asaj kohe.

Në mars të këtij viti, Haxhiu kishte dalë para gjykatës për këtë akuzë, por meqë të tjerët s’kishin shkuar në këtë seancë ajo ishte shtyrë për 7 maj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy