Rrethimi ushtarak: Gaza rrezikon të mbetet pa ushqim

by Nexhat

Në këtë vend po përgatitet ushqim për refugjatë palestinezë që aktualisht janë duke qëndruar te zona e Khan Jonis të Rripit të Gazës.

Por, të furnizuarit këtu, shumica e të cilëve janë fëmijë, rrezikojnë të kthehen duarthatë, kur të vijnë sërish, pas pak ditëve.

banner

Përgjegjësit e organizatës bamirëse që po ofrojnë ushqim, thonë se furnizimet mund t’u mbarojnë për më së voni një javë.

Furnizimet ushqimore po mungojnë për faktin se Izraeli, sic raporton The Guardian, ka mbyllur Gazën qe 7 javë ushtarakisht, duke lejuar pak mallra të hyjnë në këtë zonë.

Popullata 2 milionëshe e kësaj pjesë të Palestinës varet pothuajse tërësisht nga ndihmat ndërkombëtare për sa i përket ushqimit.

Qeveria në Jeruzalem ka bërë me dije se furnizimet nuk do të lejohen përderisa Hamas t’i lirojë të gjitha pengjet e kidnapuara në Izrael, gjatë sulmeve që ky grup, i cila nga shumë shtete e qeveri të botës konsiderohet terrorist, kreu më 7 tetor 2023.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy