“Shihja veprat e jo fjalët – Ai është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin – më 4 prill janë takuar e kanë qëndruar në këtë lokal”, Haradinaj flet për Limajn

by Nexhat

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur për liderin e NISMA’s, Fatmir Limaj të cilin edhe kanë qenë së bashku në koalicion për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai tha se Limaj i dha një ‘goditje’ mundësisë së një qeverie të opozitës.

Në emisionin Pressing në T7, i pyetur se Limaj nuk tha asnjëherë që s’është për një opsion të opozitës, Haradinaj u përgjigj me ‘Shihja veprat e jo fjalët’.

banner

“Ai(Limaj) është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin, kanë ndodhur disa takime. Takimin më zyrtar e kanë pasur më 4 prill, të kafiteria BAHO në katin e dytë, kanë qëndru kogja gjatë të dy. Ne kemi qëndrim të qartë, nuk do të luajmë me dy karta. Ne jemi përcaktu për qeverinë e opozitës, do t’i mbesim besnik kësaj rruge”, tha Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy