Klubi londinez, Chelsea po synon të përforcohet në afatin kalimtar të verë duke rrëmbyer lojtarë nga ekipi rival, Manchester Unitedi.
Sipas mediumit Daily Mail, Chelsea po vazhdon të ndjekë dyshen e Manchester United, Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo, si pjesë e planeve të tyre për një afat kalimtar të ngjeshur veror.
Garnacho, i cili ishte i lidhur fort me Blutë në afatin kalimtar të janar, ka regjistruar 10 gola dhe 9 asistime në 51 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Ndërsa qëndrueshmëria e tij mbetet një punë në progres me vetëm 20 vjeç, Chelsea besohet se po peshon vlerën e një lëvizjeje të mundshme mes shqetësimeve për çmimin e kërkuar.

Mainoo thuhet gjithashtu se është në radarin e Chelseat, me United të hapur për të shitur të dy lojtarët – secili prej të cilëve do të gjeneronte fitim të pastër sipas rregullave të PSR.
Mesfushori anglez vlerësohet 55 milionë euro nga faqja e specializuar e transferimeve Transfermarkt, ndërsa sulmuesi argjentinas ka vlerë prej 45 milionë euro.