Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ka pasur përpjekje nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje për të joshur deputetë të PDK-së, që LVV ta bëjë shumicën parlamentare.
Ajo në “Frontal” të T7, ka thënë të mërkurën se joshja është përpjekur përmes pozitave e favoreve.
Por, ajo shtoi se PDK-ja është më e unifikuar se kurrë më parë.
“Po ka pasur, dhe është për keqardhje. Ka pasur përpjekje nga ana e eksponetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të kontaktuar deputetë të PDK-së dhe jo vetëm. Në përpjekje për t’i joshur me pozita, favore. Ka pasur përpjekje, është evidente. Por, duhet të iu larguar marakun të gjithëve PDK është më unike dhe më e bashkuar se asnjëherë më parë”, ka thënë ajo