Dramë, rivalitet i madh dhe spektakël deri në sekondat e fundit – Prishtina barazon serinë me Trepçën

by Nexhat

Vetëm pas vazhdimeve, Sigal Prishtina ka arritur ta barazojë serinë gjysmëfinale të play-offit ndaj Trepçës, duke triumfuar me rezultat 90:83 në ndeshjen e dytë të kësaj serie emocionuese.

Në një atmosferë elektrizuese në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, bardhekaltrit shfrytëzuan maksimalisht përkrahjen e tifozëve për të ndalur kampionin aktual dhe për të mos lejuar që Trepça të afrohet me finalen

banner

Minutat e fundit të kohës së rregullt ishin tejet dramatike, me Prishtinën që kishte epërsi të ngushtë, por e shfrytëzoi dobësitë në sulm të Trepçës për ta çuar ndeshjen në favor të vetin

Megjithatë, 2.7 sekonda para fundit, Trepça arriti ta barazojë rezultatin në 77:77, duke e çuar sfidën në vazhdime.

Në pesëminutëshin shtesë, Prishtina tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet, me Olin Carter që realizoi pikët vendimtare për fitoren e madhe

Carter e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, duke qenë lojtari më i dalluar. Kontribut të madh dhanë edhe Jordan Davis me 20 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, si dhe Mahalbashiq me 15 pikë e 9 kërcime.

Trepça, megjithëse kishte epërsi deri në 14 pikë gjatë lojës, nuk arriti ta mbajë atë. Justin Cotton ishte më i miri te mitrovicasit, me 19 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime, por që nuk i mjaftuan skuadrës për të siguruar fitoren.

Seria tani bartet në Mitrovicë, ku do të zhvillohet ndeshja e katërt, të shtunën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy