“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan në 12 vitet e fundit, nuk mund të votojnë atë që i dëboi

by Nexhat

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka theksuar në “Open” në News24 se vota e emigrantëve në zgjedhjet e 11 majit pritet të jetë një sinjal i qartë për ndryshimin që kërkon Shqipëria

Sipas saj, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi në 12 vitet e fundit, dhe është e vështirë të besohet se kjo pjesë e shoqërisë do të votojë për pushtetin që, siç u shpreh ajo, i detyroi të emigrojnë

banner

“Nëse ndjekim logjikën normale, kjo votë duhet të kthehet në një votë për ndryshim dhe rotacion të pushtetit,” tha Topalli.

Ajo kritikoi ashpër keqpërdorimin e administratës publike, duke e cilësuar si një “mekanizëm të pamëshirshëm nën kontrollin e drejtuesve të lartë”, dhe shtoi se, ndryshe nga brenda vendit, emigrantëve është më e vështirë t’ua imponosh votën – përveç rasteve kur u bëhet presion përmes punës së familjarëve të tyre në Shqipëri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy