Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar D.G. shtetas i Serbisë nën dyshimin se është i involvuar në veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Në njoftim thuhet se gjatë hetimeve janë gjetur dëshmi të qëndrueshme ku i dyshuari rrejshëm dhe me dokumentacion të falsifikuar ka manipuluar dhe futur në lajthitje disa persona duke u dhënë autorizime të falsifikuara për prona të paluajtshme, prona të cilat ishin në pronësi të personave të tjerë, me këtë rast u ka shkaktuar viktimave dëme të konsiderueshme materiale.
Ai është ndaluar për 48 orë.
“Të gjitha materialet e gjetura gjatë hetimit që ndërlidhen me rastin janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe do të përdorën dëshmi materiale në Gjykatë. I dyshuari pas arrestimit është sjellë në lokalet e policisë ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orës, deri sa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.”