Haradinaj: Haxhiu nuk është emër unifikues për kryeparlamentare

by Nexhat

Pas dështimit të radhës për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nëse Lëvizjes Vetëvendosje i duhen votat, nevojitet bashkëpunim.

Ai shtoi se Albulena Haxhiu nuk është emër unifikues për kryeparlamentare.

banner

“Nëse Vetëvendosje nuk gjen zgjidhje tjetër të shohim se si do të ecim tutje. Megjithatë mendoj se do të ishte edhe në interes të tyre të propozojnë një kandidaturë unifikuese edhe të kalon ky bllokim. Jemi të interesuar të konstituohemi si opozitë, si të ecim përpara nuk është një gjendje e mirë me mbajt kështu Kosovën…

Haxhiu nuk është një kandidaturë unifikuese, vetëm aty është dallimi, logjika jonë ka qenë mos me u ndal te kryetari i kuvendit, qëllimi jonë është kandidatura të jetë unifikuese dhe ajo po na pengon”, deklaroi Haradinaj.

Vazhdimi i seancë konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy