Joan Laporta tregon se çfarë synon Barcelona këtë sezon nga tri garat

by Nexhat

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka shprehur besimin se skuadra ka një shans të mirë për të fituar tre trofe, pas fitores së tyre të ngushtë ndaj Mallorcas që i vendosi shtatë pikë më shumë në krye të La Ligës. 

 Duke folur përpara finales së Kupës së Mbretit kundër Real Madridit, Laporta vlerësoi performancën e ekipit dhe shprehu mirënjohjen e tij për trajnerin Hansi Flick dhe lojtarët. 

banner

 “Atmosfera është fantastike. Njerëzit janë shumë të emocionuar dhe kjo është shumë e këndshme për t’u parë”. 

 “Ajo që duhet të bëjnë tifozët e Barcelonës është t’i besojnë trajnerit dhe lojtarëve tanë. Jam i bindur se nën drejtimin e Hansi Flick dhe këtij talenti që lojtarët vendosin ne do të kemi një shans për tre trofe”, deklaroi i pari i Barcelonës.  

 Laporta paralajmëroi gjithashtu skuadrën të qëndrojë në tokë dhe të përqendruar

“Ne po luajmë shumë mirë, por nuk kemi arritur ende asgjë. Një finale është koka ose bishti – çdo gjë mund të ndodhë, por ne jemi shumë të sigurt”, përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy