Këta janë zyrtarët policorë të suspenduar në Kaçanik, dështuan në kapjen e të dyshuarit për vrasjen e Likës

by Nexhat

Jaser Jaha dhe Jalldeze Krasniqi janë dy zyrtarë policorë që sot janë suspenduar.

Kjo vjen pasi siç njoftuan nga IPK-ja, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata kanë dështuar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kanë treguar neglizhencë serioze në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e R. B.-së, i dyshuar për vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika.

banner

R.B., i cili dyshohet si personi kyç në rastin e vrasjes së rreshterit Lika, ishte dënuar me masë institucionale, me detyrim që ta mbajë në qendrën e Shërbimit Korrektues. Ky vendim nuk ishte zbatuar pasi që i dënuari nuk i ishte përgjigjur vendimit për ta vuajtur këtë masë. Për këtë arsye ndaj të njëjtit ishte lëshuar edhe një urdhërarrest, zbatimin e të cilit ishte e obliguar ta bënte Policia e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy