Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar faktin se kryeministri në detyrë Albin Kurti po ruhet vazhdimisht nga një njësi e shumtë e policisë.
Haziri tha në “Pressing” të T7, se më këtë Kurti do të tregojë që “është i rrezikuar nga dikush”.
Ai tha se Kurti ka hyrë në politikë përmes rrugës e protestave dhe vazhdimisht ka mbjellur frikë.
“Krejt çfarë ka bërë Kurti është i ka harruar trotuaret dhe është lideri i vetëm që një njësi të tërë policore e mban me vete ka të shkon edhe kjo është ajo që i pëlqen pushteti. Ju po harroni që Kurti në politikë ka hyrë përmes rrugës e protestës, duke mbjellur frikë se ky vend është i rrezikun, edhe po vazhdon si kryeministër me pasqyru frikën që unë dhe ky vend jemi të rrezikun prej dikujt”, ka thënë Haziri