Kushtetuesja i dha dritë të gjelbër ligjit për KPK-në, Haxhiut i pëlqen vendimi: Fitore e madhe

by Nexhat

Deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, kësaj radhe i ka pëlqyer aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial, e cila ia dha dritën e gjelbër Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Angazhimi dhe përpjekja jonë për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më në fund po merr drejtimin e merituar. Pas një përpjekjeje e rruge tejet të gjatë, të ballafaquar me jo pak sfida e pengesa, me bojkotime e vonesa, sot Gjykata Kushtetuese ka njoftuar dhe ka validuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial”, ka shkruar Haxhiu.

banner

“Kjo është një fitore e madhe, një fitore për reformën dhe për tërë sistemin e drejtësisë. Rrjedhimisht KPK nuk do të funksionojë tutje bazuar në interesat grupore, politike e klanore, dhe nuk do ta ketë përbërjen korporatiste dhe të pabalancuar e të dominuar pothuajse 100% me prokurorë, e të cilat, vetëm dëme të pa-riparusheme i sollën vet sistemit”.

Haxhiu tha se “KPK do të funksionojë e ri-organizuar, me përbërje sipas standardeve më të mira ndërkombëtare dhe profesionale, por gjithashtu, me kriteret profesionale të përbërjes e llogaridhënies”.

“Ndryshimet e tilla, përveçse do ta eliminojnë këtë lloj të funksionimit, te keqmenaxhimit e korporatizmit në KPK, ato gjithashtu sistemit do t’i sjellin profesionalizëm e integritet, transparencë dhe llogaridhënie, me synimin e rritjes së efikasitetit profesional,  rritjes së integritetit dhe besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy