Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

by Nexhat

Aktori i njohur shqiptar, Laert Vasili, u shpall finalisti i tretë i Big Brother VIP Albania.

Ai ka bërë një rrëfim për Shqipëria Live për gjithë eksperiencën në këtë format.

banner

Në lidhje me fituesin e këtij edicioni, ai tha se Gjesti e meritonte, por nuk ia kurseu thumbimet.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri”, tha ai fillimisht.

Tutje shtoi: “Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”

Në vend të dytë u rendit këngëtarja Rozana Radi dhe në vend të tretë Egli Tako.

Gjesti fitoi plot 100 mijë euro, derisa tani po vazhdon me angazhimet në muzikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy