Maqedoni e Veriut: Historia e shqiptarëve largohet nga tekstet shkollore

by Nexhat

Në Maqedoninë e Veriut, historia e shqiptarëve është fshirë nga tekstet shkollore të arsimit parauniversitar.

Kështu deklaroi edhe profesori  Avzi Mustafa, i cili thekson se deri më tani në tekstet e historisë ishin të pranishme tri tema të përgjithshme dhe shtatë të tjera që trajtonin specifikisht historinë e shqiptarëve.

banner

Por tashmë, sipas tij, Byroja për Zhvillim të Arsimit i ka larguar të gjitha.

Ai shprehet ashpër edhe për mënyrën si përgatiten tekstet shkollore në vend, duke thënë se sistemi është i politizuar dhe i kontrolluar nga partia në pushtet.

“Nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër në botë ku Ministria e Arsimit është njëkohësisht edhe botuese e teksteve, edhe autore përmes njerëzve të afërt me ministrinë dhe partinë që është në pushtet. Gjendja është katastrofike”, shton ai, në emisionin ” Kosova Today” në Klan Kosova.

Ndiqni detajet, në videon vijuese:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy