Të enjten në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive, ndërsa reshje nuk priten në të gjitha viset duke pas para sysh natyrën lokale të këtyre reshjeve. Temperaturat në rënie të lehta dhe ajo maksimale parashihet deri në 20 apo 21 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat orëve mesdites, pasdites dhe mbrëmjes do të zhvillohen duke krijuar kushte për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë më të përqendruara në viset kodrinore-malore.
Mot i ngjashëm na pret edhe të Premten dhe për fundjavë, me intervale kohore me diell, vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të vazhdojnë të jenë të karakterit lokal diku shumë më shumë e diku pak e hiç./MeteoBallkan