Sekretari organizativ i VV’së, Alim Rama ka thënë se opinionistët në televizine e portale po e shajnë Albulena Haxhiu, të cilën VV e propozoi për kryetare të Kuvendit.
Ai tha se për të është thënë se është “fundërrinë politike”, “terroriste politike”, “specie e përçudnuar”, “përçarëse”, “konfliktuoze”, “belagjike” e “vegël”.
““Fundrrinë politike”, “terroriste politike”, “specie e përçudnuar”, “përçarëse”, “konfliktuoze”, “belagjike”, “vegël”, janë disa prej ofendimeve të ulta me të cilat opinionistët në televizone e portale po shajnë me mllef të papërmbajtur deputeten Albulena Haxhiu.”
Rama ka thënë se Haxhiu është deputetja më e votuar.
“Ajo është deputetja më e votuar me mbi 125 mijë vota në këtë legjislaturë të nëntë e cila është në prag të konstituimit. Albulena është kryetare e organizatës së gruas në Lëvizjen tonë (GVV) dhe për një dekadë të plotë deputete e Kuvendit të Republikës.”
Rama i ka dhënë karakter gjinor reagimeve ndaj Haxhiut.
“Sulmet ndaj saj janë dekurajuese për vajzat dhe gratë që duan të angazhohen në politikë. Nëse gazetarinë po e mbysin opinionistët, shoqërinë civile nuk bën ta shuaj indiferenca.”