SPAK kërkon burg për Ish-drejtoreshën e Tiranës, Deborah Keçi dhe 3 të tjerë

by jonzefaj

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur pretencën për të pandehurit e dosjes 5D, fraksion 2.

Në këtë dosje të pandehur janë: ish-Drejtoresha e klubit “Tirana” Deborah Keçi, Teuta Guri, Rejnaldo Gjerazi e Jetojn Mera të akuzuar për “shkelje të baraizë në tendera”.

banner

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar GJKKO dënimin me 1 vit burgim për ish-drejtoreshën e Bashkisë Tiranë, Deborah Keçi e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton 8 muaj burgim.

Për të pandehurit Teuta Guri, Rejnaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 9 muaj burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar 6 muaj.

SPAK ka kërkuar gjithashtu për 4 të pandehurit 2 vite shërbim prove më qëllim për të mos kryer asnjë vepër penale jgatë kësaj periudhe si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërkohë palët mbrojtëse kanë kërkuar kohë që të përgatisin mbrojtjen, ndërsa seanca e radhës u catkua më datë 8 maj në orën 12:00.

Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, “e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Teuta Guri, në cilësinë e anëtarës së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave “e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, “i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Jetjon Mera, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, “i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjatë hetimeve është provuar se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Nga hetimet e kryera është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020.

Gjithashtu është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga Deborah Keçi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy