Trupi gjykues: Nuk synojmë që të thërrasim dëshmitarë dhe të dorëzojmë dokumente

by Nexhat

Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, njoftoi se nuk do të dorëzojnë dokumente ose të thërrasin dëshmitarë në këtë rast.

Megjithatë, kryetari i trupit gjykyes Charles Smith III tha se kjo qëndron për momentin dhe se mund të ndryshojë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

“Dua të konfirmoj edhe njëherë që në këtë pikë nuk synojmë që të thërrasim dëshmitarë ose që të dorëzojmë dokumente nga ne, pra nga trupi gjykues. Mund të ndryshojë kjo, por për momentin nuk synojmë ta bëjmë këtë gjë”, tha Smith.

Gjyqtari tha se kur mbrojtja ta hapë çështjen e saj, nuk do të bëjnë deklarata hyrëse dhe veç kësaj ai përgëzoi palët për bashkëpunimin


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy