Në varrezat e Sharrës, grumbullimet e plehërave po i afrohen vendndodhjes ku prehen të ndjerët. “Tak Fak” ka sjellë pamje të trishta nga banesa e fundit në Sharrë, ku sic shihet vetëm një rrugë ndan varrezat me grumbullimin e mbetjeve
Qytetarët shprehen të pakënaqur me neglizhencën e shtetit, ku kutërbimi i mbetjeve i kalon kufijtë e varrezave duke hyrë në shtëpitë e qytetarëve në Kombinat
“E ka fajin shteti, ka marrë fund, është dorëzuar”, thotë një tjetër qytetar
“Mali” me mbeturina pranë varrezave është shembulli i indiferencës së strukturave vendore, dhe mungesë respekti ndaj qytetarëve që kanë të afërmit e tyre të ndjerë aty.
Një tregtare e luleve pranë varrezave të Sharrës, thotë se mes varreve ka pellgje uji, dhe megjithëse ka patur protesta, duket se zërat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.
“Turp i madh, ke jetuar për vendin tënd si inxhinier apo kushedi cfarë profesioni tjetër dhe të përplasesh në këtë vend me mbetjet që po i afrohen varrezave. As makinat e funeraleve nuk hyjnë dot këtu. Në varrezat janë varret e njerëzve dhe varret e mbeturinave”, thotë një tjetër qytetar