VV e shndërron në çështje gjinore moszgjedhjen e Albulena Haxhiut, “Fatkeqësi që edhe gratë po dalin kundër”

by Nexhat

Mungesën e mbështetjes në Kuvendin e Kosovës për kandidaten e propozuar për kryeparlamentare tashmë Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta shndërrojë në çështje gjinore.

Vetë deputetja Albulena Haxhiu u ankua për mizogjini pasi dështoi edhe në votimin e tretë që të zgjidhej kryeparlamentare në mungesë të votave të mjaftueshme.

banner

Ajo u ankua se opozita i tha asaj “figurë përçarëse, konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike, specie e përçudnuar”.

“Kjo gjuhë është e papranuehsme, jo që po bëhet ndaj meje, por ndaj kujtdo qoftë. Kjo gjuhë mizogjene, seksiste, dekurajon gratë tjera që të merren me politikë. Sepse ku shohin përbaltjet e grave, mendojnë para se të merren me politikë”, tha sot Haxhiu.

Në këtë narrativë po flasin edhe bashkëpartiakët e saj.

Deputeti Dimal Basha e quajti këtë “fatkeqësi që edhe gratë” po dalin kundër Haxhiut dhe thotë se këtë e bënë “pa asnjë arsye”

“Fatkeqësi që edhe gratë pa asnjë arsye po dalin kundër Albulena Haxhiut me 126 mijë vota, gruas më të votuar në zgjedhjet e vitit 2025! Nuk kanë vërejtje, por po na thonë s’po i pëlqen opozitës, e duhet me ndërru. Pra janë t’gatshme me shkel avancimin e një gruaje me 126 mijë vota, veç për me përkrah kundërshtimin banal të opozitës. Çka me thanë, fatkeqësi!”.

Më herët, para se të fillonte seanca edhe deputetja Saranda Bogujevci e lidhi mospranimin e opozitës për Albulena Haxhiun me gjininë.

“Pse përcarëse? Pse ka qenë e zëshme, pse s’është zmbrapsur kurrë? Kur vjen puna te një grua kur është e zëshme qenka përçarëse? Pse s’është diskursi i njëjtë në raport me burrat?  E kemi mundësinë e artë ta kemi një kryetare të Kuvendit dhe një grua që besoj shumë në përfaqësimin më të mirë të mundshëm”, tha ajo para gazetarëve.

Sidoqoftë, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – e vetmja nga partitë opozitare që tregoi se kush do të ishte e pranueshme për ta – propozoi dy emra grash, Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selmin për kryetare të Kuvendit si një “ndihmesë” për të dalë nga bllokada në të cilin është futur Kuvendi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy