E ardhmja e portierit brazilian Ederson duket larg kampionit në fuqi të Anglisë, Manchester City.
Portieri i Manchester Cityt, Ederson raportohet se po eksploron mundësinë e një largimi gjatë verës, me Arabinë Saudite që shfaqet si një destinacion i preferuar.
Ederson i cili aktualisht është nën kontratë deri në vitin 2026, është bashkuar me agjentin e tij të ri, legjendën e portierit brazilian Julio Cesar, për të vlerësuar opsionet e mundshme në treg.

Sipas Florian Plettenberg, diskutimet tashmë janë duke u zhvilluar me klubet nga Arabia Saudite, duke shënuar fillimin e asaj që mund të jetë një lëvizje e rëndësishme për 31-vjeçarin.
Deri më tani këtë sezon, Ederson ka luajtur 32 ndeshje, duke pësuar 46 gola dhe duke mbajtur 9 herë portën e paprekur në të gjitha garat.
31-vjeçari është pjesë e Cityt që nga viti 2017, derisa skuadra angleze nuk e ka ndërmend ta pengoj atë të largohet për të fituar shumë para në Arabinë Saudite.