Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, pati tubimet elektorale të radhës në Sarandë.
Sipas Euronewsalbania, ai deklaroi se që nga viti 2013, çmimet e ushqimeve janë dyfishuar dhe se shqiptarët sipas tij janë qytetarët më të vjedhur në Evropë.
Ai tha se sarandiotët po përjetojnë tiraninë e mjerimit dhe se pensionet e tyre janë qesharake.
“Saranda sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkrirë jetën e tyre në këtë rreth, përjetojnë një mbijetesë me një pension të pamerituar. Sot, punëtori i ndërtimit, i fermës, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension që vështirëson ushqimin e përditshëm, i detyron t’u thonë fëmijëve: kaq ka, këtu nuk ka më për ju”, tha Berisha.