Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vlerësuar si rrezik serioz për rajonin qëndrimin e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në një diskutim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjatë javës, Porfirije bëri të ditur se në një takim me Putinin në Moskë ka falënderuar Rusinë për mbështetjen dhe qëndrimin lidhur me Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi.

banner

Pstriarku aktual i Kishës Serbe citoi fjalët e patriarkut të mëparshëm Irinej, i cili thoshte se “barka e vogël serbe, duke lundruar në një det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur pas anijes së madhe ruse”.

“Qëndrimi ynë për Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi, e konsideroj dhe e ndiej se varet edhe nga qëndrimi i Federatës Ruse në nivel global. Dëshira ime, dhe e shumicës në Kishën tonë, është që në të ardhmen, nëse ndodh një rigrupim i ri gjeopolitik, të jemi pranë atij rrethimi rus, në botën ruse”, tha Porfirije

Kurti, në një shkrim në X ka ndarë pjesë nga diskutimet e Porfirijes me Putinin dhe ka thënë se diskutimet e tij nuk janë diplomaci fetare, por partneritet që rrezikon rajonin.

“Patriarku bëri thirrje për një riorganizim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse duke theksuar se ‘anija e vogël (serbe) që lundron në det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur me një anije të madhe ruse. Ai po ashtu sugjeroi se qëndrimi i Serbisë ndaj fqinjëve të saj – Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi – varet nga pozicioni botëror i Rusisë. Kjo nuk është diplomaci religjioze, por partneritet strategjik i regjimeve autoritare, që e vendos rajonin në një rrezik serioz”, ka shkruar Kurti,

Kurti gjithashtu ka thënë se Kosova qëndron në parimet dhe aspiratat demokratike dhe i refuzon agjendat e drejtuara nga fuqitë autoritar.

Ndaj qëndrimeve të patriarkut Porfirije ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo tha se deklaratat e Porfirijes në Moskë cenojnë sovranitetin e Kosovës dhe nxisin përçarje në të gjithë rajonin.

“Fjalët e Porfirijes nuk janë fjalë pa peshë – ato përçojnë një vizion për të kaluarën, jo për të ardhmen. E ardhmja e rajonit nuk ndërtohet mbi nostalgjinë për dominim e konflikt, por mbi respektin dhe bashkëjetesën”, shkroi ajo ne Facebook.

“Presim reagim të qartë nga Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë–Serbi. Heshtja ndaj deklaratave që minojnë paqen dhe nxisin urrejtje nuk është neutralitet — është normalizim i gjuhës së urrejtjes”, shtoi Gërvalla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy