Në mes të turneut amerikan, Rita Ora gjen kohë për relaks – merr vëmendjen me një fotografi provokuese në bikini ndërsa thekson linjat

by Nexhat

Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një paraqitje tejet atraktive në InstaStory.

Në fotografinë e publikuar së fundmi, artistja shfaqet e veshur me bikini të zeza, duke theksuar linjat e saj trupore për t’u admiruar

banner

E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe trupin gjithmonë në formë të shkëlqyer, Rita dëshmon edhe një herë se përkushtimi i saj ndaj palestrës dhe ushtrimeve fizike nuk ka kufi.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Pavarësisht ritmit të ngarkuar të jetës dhe udhëtimeve të shumta, këngëtarja arrin të ruajë një trup perfekt falë disiplinës dhe jetesës aktive që ndjek

Interpretuesja e hitit të njohur “Hot Right Now” aktualisht ndodhet në një turne muzikor në Amerikën e Veriut, ku po merr pjesë si mysafire speciale në koncertet e artistes së famshme australiane, Kylie Minogue, në kuadër të turneut “Tension”.

Ndjekësit e Ritës në Instagram e kanë pritur me entuziazëm këtë postim, duke e përshëndetur për vetëbesimin dhe pamjen e saj mahnitëse – një tjetër dëshmi që ajo di gjithmonë si të mbetet në qendër të vëmendjes, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy