Partia e Kurtit harxhoi 1.7 milion euro për tre muajt e parë të vitit, më shumë se sa kanë shpenzuar LDK, PDK e AAK bashkë

by Nexhat

Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve janar – mars 2025 të subjekteve politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

banner

Sipas raporteve të dorëzuara, LVV ka shpenzuar 1 milion e 734 mijë e 872 euro, më shumë se LDK, PDK e AAK bashkë. PDK ka harxhuar 360 mijë e 313 euro, LDK 155 mijë e 334 euro dhe AAK 67 mijë e 754 euro.

Raportet tremujore janë publikuar në ueb faqen: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy