Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha erdhi sot në Prishtinë një një vizitë normale pune, ndërsa njoftoi se nga këtu do të niset drejt Beogradit.
“Sot jam në Prishtinë si pjesë e zbatimit të mandatit. Ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune – kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Jemi duke punuar. Kaq për tani”, tha ai shkurt për gazetarët.
Ai këto deklarata i bëri pas një takimi që pati me zëvendëskryeministrin në detyrë Besnik Bislimi në Qeveri