21
Një aksident trafiku ndodhi mbrëmë në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës.
Në këtë aksident humbur jetën një person, njoftoi zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Viktima më parë u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por që nuk ka arritur që t’i mbijetojë lëndimeve.
“Hetuesit e trafikut kanë dalë në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim”, tha Bytyqi.