Avokatja e njërit prej katër të arrestuarve sot në Kaçanik: S’e di pse ka ndodhur kjo

by Nexhat

Katër persona janë arrestuar sot në Kaçanik si të dyshuar që ishin pjesë e grupit “Rinia islame në Kaçanik”, e që dyshohen për shpërndarjen e thirrjeve me motive fetare.

Në mesin e të ndaluarve ishte edhe Labinot Murati, vëllai i Rilind Muratit, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika.

banner

Ai është liruar pas intervistimit, ku përveç tij edhe tre të arrestuarit e tjerë tashmë janë liruar.

Fehmije Gashi-Bytyqi, avokatja e Diamant Gashit, njërit nga katër të arrestuarit në aksionin e sotëm tha se për bastisjen e ka kuptuar nga mediat.

“Pse ka ndodhur kjo nuk e di, por në pikëpamje ligjore deri më tani, këtë vrasje të rëndë të rreshterit Muhamed Lika, edhe hetimet i ka zhvilluar dhe është në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj”.

“Kjo bastisje dhe ky intervistim i personave të tjerë është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale”, tha Gashi-Bytyqi në Edicionin Special në Klan Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy