Policia dhe Dogana e Kosovës kanë zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, gjatë ditës së enjte (24 prill).
Në automjetin që kishin ndaluar njësitë e Task Forcës, u gjetën 372 kilogramë mjaltë, të shpërndara në 31 paketa.
Vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, më 24 prill 2025. Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga njësitë e Task Forcës – Lindje, u ndalua një automjet me targa vendore që transportonte mjaltë të kontrabanduar. Në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa. Rasti është cilësuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është iniciuar nga Prokurori i Shtetit. Automjeti dhe malli janë deponuar në SPMK – Zhegër dhe do të dorëzohen në Terminalin Doganor. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
