Duda Balje kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Sadri Ramabaja

by Nexhat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj analistit politik Sadri Ramabaja, për shkak të disa deklarimeve të tij të bëra në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, më 7 prill 2025,

Sipas Baljes, deklaratat publike të Ramabajës ndaj saj përbëjnë shpifje dhe kanë dëmtuar imazhin dhe integritetin e saj personal dhe profesional.

banner

Ajo ka angazhuar avokatin Fanol Krasniqi si përfaqësues ligjor dhe ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga i padituri.

“Sot, më 25 prill 2025, kemi dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shpresojmë që kjo padi të ndikojë sadopak në përmirësimin dhe ruajtjen e imazhit tim, i cili është cënuar nga deklarimet e tani të paditurit Ramabaja,” ka bërë të ditur Balje përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo ka apeluar për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në deklaratat publike, duke shtuar se propagandat e pavërteta dhe dashakeqe kanë ndikuar që ajo dhe familja e saj të ndihen të shqetësuar.

Sipas padisë, Ramabaja ka pretenduar se zonja Balje e ka përdorur pozitën e saj si deputete për të ndikuar në procesin e formimit të Qeverisë, me qëllim që të siguronte votat e minoriteteve në këmbim të përfitimeve të caktuara.

Në padi thuhet se Ramabaja ka paraqitur Baljen si pjesë të një pazari politik, duke aluduar se ajo ka shfrytëzuar pozitën për interesa personale dhe jo publike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy