Egzon Ibraj është personi që akuzohet për përdhunimin e 20 vjeçares në Brestovik të Pejës

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”.

Klan Kosova merr vesh se i dyshuari ndaj të cilit është ngritur aktakuzë është Egzon Ibraj, kurse viktima është e moshës 20 vjeçare.

banner

Sipas aktakuzës, i pandehuri Egzon Ibraj me datë 27 nëntor 2024, rreth orës 19:15, në fshatin Brestovik të Pejës, me përdorimin e  forcës hyn brenda shtëpisë se viktimës dhe me pas duke përdorur sërish forcën dhe pa dëshirën e viktimës  kryen akt seksual, me çka ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e  cila i vihet në barrë”, thuhet tutje në  aktakuzë.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy