Emisari amerikan 3 orë bisedime “konstruktive” me Putinin, diskutohet edhe mundësia e nisjes së negociatave direkte Rusi-Ukrainë

by Nexhat

I dërguari amerikan Steve Witkoff dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë patur bisedime “konstruktive” në Moskë të premten. Siç raporton BBC, diskutimet kanë zgjatur tre orë,

Yuri Ushakov, një ndihmës i Vladimir Putinit, ka deklaruar se brenda takimit, si pikë e veçantë, është diskutuar edhe mundësia që Rusia dhe Ukraina të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta.

banner

SHBA-të nuk kanë publikuar detaje për atë që u diskutua gjatë takimit, por ndërsa zhvillohej, Presidenti i SHBA-së Donald Trump la të kuptohej se të dy palët ishin afër arritjes së një marrëveshjeje.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi aleatëve të ushtrojnë më shumë presion mbi Rusinë, duke fajësuar Moskën për dështimin për të rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm të paraqitur më parë nga SHBA-të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy